Turizmi Dentar
Shqipëria, vendi me një fytyrë tjetër
Ka akoma shumë njerëz që e lidhin fjalën “Shqipëri” me
diktaturën komuniste dhe luftën civile të vitit 1997. Shumë
herë pyesin “A është një vend i sigurtë?” Tani çdo gjë ka
ndryshuar! Në vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një
zhvillim të jashtëzakonshëm në nivelin ekonomik dhe
infrastrukturor.
Ky zhvillim ka ndihmuar shumë turizmin, që përveç
bregdetit të famshëm Jonian, është zhvilluar edhe në
kryeqytetin e saj, Tiranën. Ky qytet që ka më shumë se 1
milion banorë është transformuar në një tërheqje turistike
shumë të fortë.
Duhet të harroni qytetin e të trishtuar të kohës së
diktaturës staliniste kur Shqiptarët jetonin në mungesë të
infrastrukturës e shërbimeve bazë. Sot Tirana është një
qytet i sigurtë, plot me jetë e ngjyra, e rekomanduar nga
agjensitë më prestigjoze botërore, si Lonely Planet, Rough
Guide, etj!
E bukura Tiranë…
Tirana është një qytet me një sipërfaqe urbane rreth 1100
m2 dhe vitet e fundit po e rrit me ritme të shpejta
madhësinë e saj. Sigurisht nuk mjafton një ditë e vetme
për të parë atë që ky qytet ofron.
Egziston një simbiozë midis kafeterive të shumta ditore
dhe klubeve të mrekullueshme të natës, midis gjallërisë
gati kaotike të qendrës dhe qetësisë së periferisë. Tirana
ka një numër të madh vendesh për të vizituar nga të cilat
veçohen:
- Sheshi Skënderbej
- Muzeu Historik Kombëtar
- Xhamia e Et’hem Bej
- Kulla e Sahatit
- Piramida e Tiranës
- Kalaja e Tiranës
- Pazari i Ri
- Sheshi Nënë Tereza
- Ura Tabakëve
- Blloku
- Parku Kombëtar i Dajtit